Irani arreston personin që regjistroi videon e rrëzimit të avionit ukrainas

schedule09:15 - 15 Janar, 2020

schedule 09:15 - 15 Janar, 2020

Autoritetet iraniane kanë njoftuar se e kanë arrestuar personin që  kishte filmuar rrëzimin e avionit ukrainas pas goditjes nga një raketë. Mendohet se personi i arrestuar do të akuzohet për rrezikim të sigurisë kombëtare.

Avioni i kompanisë “Ukraine Interantional Airlines” u rrëzua disa minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Teheranit të mërkurën e një jave më parë. Për pasojë humbën jetën 176 personat që ndodheshin në bord.

Sakaq, Irani ka depranuar se avioni është rrëzuar gabimisht dhe njoftoi për arrestimin e disa personave në lidhje me këtë rast.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se hetimet për këtë aksident do të zhvillohen nga një gjykatë speciale. “Ky nuk do të jetë një rast i zakonshëm. E tërë bota do ta përcjellë punën e kësaj gjykate”, tha ai gjatë një fjalimi.

Mirëpo, Irani fillimisht e mohoi se avioni është goditur nga raketa, pondërsa pranoi se  u rrëzua përmes sistemit të mbrojtjes ajrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!