Zgjidhet kryeministri i ri i Maltës pas krizës për vrasjen e gazetares

schedule10:19 - 12 Janar, 2020

schedule 10:19 - 12 Janar, 2020

Avokati 42-vjeçar Robert Abela është zgjedhur drejtuesi i Partisë së Punës në Maltë, duke u bërë automatikisht kryeministër. Zgjedhja e tij u bë pas dorëheqjes së Jozef Muskat, i akuzuar për ndërhyrje në hetimin për vrasjen e gazetares investigative Dafne Galicia.

Kryeministri i ri është i biri i ish-presidentit të Maltës, George Abela, dhe pritet ta japë betimin zyrtar të hënën.

Abela, u zgjodh nga votat e 17.500 anëtarëve të partisë së Punës. Ndërsa kundërshtari i Abela-s ishte Chris Fearne, i cili mori rreth 2500 vota më pak se shefi i porsazgjedhur i qeverisë

Robert Abela, një aktivist i Partisë së Punës, u bë anëtar i parlamentit maltez vetëm gjatë zgjedhjeve të fundit të 2017.

Ai do të qëndrojë në postin e kryeministrit të vendit deri në shtator të vitit 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!