Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rusia po paguan kosto për luftën në Ukrainë”/ Minxhozi: Edhe Evropa po vuan

schedule20:45 - 24 Nëntor, 2026

schedule 20:45 - 24 Nëntor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Rusia po paguan kosto të madhe, lidhur me luftën në Ukrainë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se edhe Evropa po vuan nga kjo luftë.

Sipas tij, Rusia dhe Ukraina po e paguajnë me jetë njerëzish, teksa Evropa, nuk ka mundësi të marrë energjinë e lirë ruse.



“Ky është fati i një shteti të vogël që gjendet në mes të një loje të madhe. Nuk mund të ofrojë më shumë, sesa kontributi për sigurinë, si ajo e Bordit të Paqes në Gaza. Ne jemi një ndër vendet aleate. Ju kujtoj rastin e ujgurëve, që mund të kishte ndezur konflikt me Kinën. Nëse fokusohemi te kjo që po ndodh, është shumë serioze. Nëse do kishte ndodhur një sulm nga territori ynë ndaj aseteve ruse në Mesdhe, do ishte besëprerje ndaj politikës së përbashkët, ku çdo veprim koordinohet. Të jenë të koordinuara me Brukselin dhe Uashingtonin. Edhe qëndrimi i Ramës për hapje eventuale drejt Rusisë. Konflikti ruso-ukrainas, pas Ukrainës dhe Rusisë që po paguajnë me jetë njerëzish, e para që paguan është Evropa. Rusia po rimerr me luftë dhe kosto qindra milionë dollarëshe, territore që i kishte në 2014. Pasi po merr këto territore, Rusia i shkaktoi vetvetes dëm historik, në faktin që dy vende neutrale, si Finlanda dhe Suedia u futën në aleancë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!