Milani ka kaluar në avantazh përballë Cagliarit dhe i kanë mjaftuar vetëm 40 sekonda në pjesën e dytë që të shënojë. Castillejo fiton një faull në krahun e djathtë të sulmit dhe me shumë dinakëri, e ekzekuton me shpejtësi.
Spanjolli gjen saktë brenda zonës sulmuesin portugez, Leao, i cili e kontrollon mirë sferën dhe gjuan me të djathtën. Goditja e sulmuesit të talentuar devijohet nga një mbrojtës i Cagliarit, duke nxjerrë totalisht jashtë loje portierin vendas./abcnews.al
Serie A, java 19
Cagliari – Milan 0-1
Leao 46′