Gati gjysmë milioni rusë kanë humbur jetën që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, sipas një hetimi të publikuar nga gazeta britanike “The Guardian”, i cili bazohet në analizën e më shumë se 11 milionë certifikatave të vdekjes.
Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të viktimave nga viti në vit, ndërsa Kremlini vijon të mos publikojë shifra zyrtare për humbjet ushtarake. Sipas hetimit, viti 2025 rezulton më i përgjakshmi i luftës, me rreth 200 mijë të vdekur, ose mesatarisht 548 persona në ditë.
Analiza përfshin dokumente të marra nga agjencia shtetërore ruse e statistikave Rosstat, të siguruara nga grupet e hakerëve Cyber Partisans dhe Silent Crow.
Sipas të dhënave, në vitin 2022 u regjistruan rreth 20 mijë vdekje, ndërsa në vitin 2023 numri arriti në 50 mijë. Në vitin 2024, humbjet kaluan 134 mijë, përpara se të shënonin një rritje të fortë gjatë vitit 2025.
Shkalla e humbjeve bëhet edhe më e dukshme në krahasim me luftërat e mëparshme të Rusisë. Gjatë ndërhyrjes sovjetike në Afganistan, nga viti 1979 deri në vitin 1989, humbën jetën rreth 15 mijë ushtarë sovjetikë.



