Arsenal dhe Manchester City zhgënjejnë në javën e 11-të të Premier League, duke mos shkuar më shumë se barazimi në ndeshjet e tyre.
Kampionët në fuqi të Anglisë u ndalën 2-2 në transfertën kundër Njukasëll dhe shpërdoruan një mundësi të artë për t’u shkëputur në krye të renditjes.
Eze kaloi “TopEze kaloi “Topçinjtë” në epërsi në minutën e 33-të për të vendosur edhe fatin e pjesës së parë.
Pas pushimit, vendasit përmbysën shifrat. Barnës barazoi rezultatin në minutën e 49-të, ndërsa Malick Çau e ktheu atë të favor të Njukasëll me golin e dytë në të 62-ën.
Për të shpëtuar Arsenal nga humbja mendoi Madueke.
Sulmuesi ndali topin në rrjetë në minutën e 78-të, për të vulosur barazimin.
Me këtë ndalesë, londinezët mbajnë vendin e parë në Premier League me 28 pikë.
Ndërkohë, Manchester City vijon serinë negative me vetëm 1 pikë në katër ndeshjet e fundit, pas barazimit 1-1 në shtëpi përballë Fulham.
Mund të shkonte më keq se kaq për “Qytetarët”, pasi miqtë e mbyllën pjesën e parë në epëri falë golit të Rodrigo Muniz.
Pas pushimit, Anderson barazoi shifrat dhe vendosi fatin e ndeshjes. Pas këtij barazimi, Manchester City zbret në vendin e tretë me gjashtë pikë më pak se kryesuesit e Arsenal.



