Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Festa e shegës në Lezhë/ Fruti, protagonist i një feste kushtuar shijeve vendase

schedule20:05 - 21 Nëntor, 2026

schedule 20:05 - 21 Nëntor, 2026

Shega, një frut i njohur për vlerat e tij ushqyese, është protagonistja e një feste të veçantë në Lezhë.

Shija e këtij fruti është e njohur për qytetin, pasi e gjen në të gjithë territorin e saj

Shefat e kuzhinës lezhjane kanë sjellë kreativitetin e tyre, duke e shndërruar këtë produkt në receta të veçanta, nga pastat dhe rizotot, te ëmbëlsirat dhe lëngu i shegës.Një panair që mblodhi qytetarë të shumtë, duke dëshmuar se shega mund të jetë shumë më tepër sesa një frut, duke u kthyer në një përbërës të veçantë të gastronomisë.Shefat e kuzhinës lezhjane tregojnë eksperiencën e tyre, duke zbuluar mënyrat e ndryshme se si shega mund të kombinohet në receta tradicionale dhe moderne.



Festa e shegës në lezhë tërheq edhe vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë që kthyen sheshin Gjergj Kastrioti në qendër të vëmendjes dhe të shijes.

Përfshirja e shegës në gatim nuk është diçka e re për vendasit, por ishte intriguese për vizitorët, që provuan receta me përbërje shege.

“Është vërtet bukur të shohësh një komunitet të tërë të mbledhur rreth një simboli si shega. Një festë ku njerëzit mund të shijojnë pije, ushqime të ndryshme dhe mbi të gjitha atmosferën e veçantë që është krijuar. Më pëlqen shumë kjo energji dhe kjo mënyrë se si njerëzit bashkohen. Përgëzime për organizatorët. Patjetër që ia vlen të provohet shija qe na prezantohet nga kuzhinieret. Për ata që kanë dëshirë të zbulojnë shije të reja dhe të provojnë diçka ndryshe, është një risi shumë e mirë.”

Festa e Shegës po kthehet tashmë në një traditë për Lezhën, duke bashkuar shefat e kuzhinës, qytetarët dhe vizitorët përmes shijeve dhe kreativitetit.Një aktivitet që promovon produktet vendase, traditën gastronomike dhe potencialin e tyre, duke e kthyer shegën në simbol të kësaj feste dhe duke i dhënë një dimension të ri kulinarisë lezhjane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!