Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Putin do të përdorë dimrin si armë, Rusia pritet të godasë infrastrukturën jetike të Ukrainës

schedule18:20 - 17 Nëntor, 2026

schedule 18:20 - 17 Nëntor, 2026

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka paralajmëruar se Rusia mund të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës gjatë muajve të dimrit, duke vënë në shënjestër furnizimin me ujë, energji elektrike dhe ngrohje.

Gjatë një takimi në Bruksel, Pistorius deklaroi se Moska mund ta përdorë dimrin si armë, ndërsa siguroi se Gjermania do të vijojë mbështetjen ushtarake për Kievin.

“Ne presim që Putini të përpiqet edhe një herë të shkatërrojë furnizimin me ujë, energji elektrike dhe ngrohje. Ai e përdor dimrin si armë”, u shpreh ministri gjerman.



Mbështetja e Berlinit dhe aleatëve përfshin qindra miliona euro për mbrojtjen ajrore, radarë, municione për avionët luftarakë dhe programin e raketave Freya.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje vendeve europiane të ndajnë më shumë përgjegjësinë për ndihmën ndaj Ukrainës.

“Disa vende vazhdojnë të bëjnë pjesën më të madhe të punës. Të gjithë duam që Ukraina të ketë sukses dhe secili prej nesh duhet ta bëjë pjesën e vet”, deklaroi Rutte në Bruksel.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!