Qindra protestues kanë dalë në rrugët e Manilës, në Filipine, kundër vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili do të marrë pjesë në samitin e liderëve të ASEAN-it.
Demonstrata është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, teksa turma tentoi t’i afrohej vendit ku do të zhvillohej samiti.
Protestuesit, pjesë e Aleancës së Re Patriotike, kundërshtuan praninë e presidentit amerikan dhe kërkuan më shumë vëmendje ndaj çështjeve sociale dhe politike në vend.
Udhëheqësi i protestës kritikoi presidentin filipinas, duke e akuzuar se mirëpret liderët e huaj, ndërsa lë në plan të dytë shqetësimet e qytetarëve filipinas.
Protestat pritet të vijojnë përgjatë samitit të 49-të të ASEAN-it, që zhvillohet deri më 17 nëntor.
Në fokus të diskutimeve mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Japonisë do të jenë pasojat ekonomike të konfliktit në Lindjen e Mesme.


