Bedri Greca e pëson pas një deklaratë të dhënë një ditë më parë, ku shigjetonte trajnerin Gentian Mezani. Edhe pse sulmuesi anësor deklaronte se drejtuesit kanë qenë korrektë, nuk ka shpëtuar. Paralajmërimi i Grecës për të shkuar në FIFA ka bërë që Gjilani të reagojë dhe ta bllokojë lojtarin deri në verë.
“Ditëve të fundit nëpër mediat shqiptare, lojtari Bedri Greca ka dhënë disa deklarata që në vete përmbajnë shumë të pavërteta, madje duke tejkaluar ç’do etikë, me ç’rast i njëjti ka tentuar të njollosë punën e jashtëzakonshme që po e bën trajneri, Gentian Mezani.
SC Gjilani njofton mediat dhe gjithë opinionin publik se Bedri Greca edhe më tutje është lojtar i klubit tonë, sipas kontratës së vërtetuar në FFK, që është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.
Bëjmë të ditur se klubi nuk ka asnjë obligim ndaj tij, ndërsa për shkeljet disiplinore dhe veprimet tjera deri te shkëputja eventuale e kontratës, klubi do t’i drejtohet organeve kompetente në FFK”, shkruhet në komunikatën e Gjilanit. /abcnews.al