Zgjedhjet lokale të 9 majit do i kushtojnë buxhetit të shtetit 2.5 miliadë lekë.
Kjo është shifra e dakordësuar mes Ministrisë së Financave dhe vetë Komisionit Qëndror të Zgjehdjeve, që e vlerëson brenda parashikimeve të saj për të mbuluar procesin zgjedhor të vitit të ardhshëm.
Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi në Komisionin për Nismat Qytetare tha se ka gjetur mirëkuptim në kërkesat për fonde.
“Nuk besoj se do të jemi në zvëhstirësi për ato që lidhen me nevojat zgjedhore”, tha Celibashi.
Ndërsa fondi vjetor i KQZ-ës për vitin e ardhshëm është 454.25 milionë lekë, që janë vec nga ato për zgjedhjet.


