Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Elbasan, nisin kontrollet/ Llatja: Verifikim instalimeve dhe apel qytetarëve për sinjalizues gazi

schedule11:47 - 11 Nëntor, 2026

schedule 11:47 - 11 Nëntor, 2026

Ngjarja e rëndë e shpërthimit të bombolës së gazit që shkaktoi dy viktima dhe shkatërrimin e një pallati në Elbasan ka vënë në lëvizje autoritetet lokale. Në një intervistë për ABC News, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, informoi mbi masat konkrete që po ndërmerren në terren për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme.

“Forcat zjarrfikëse po vijojnë me përditësimin e planeve të hyrjes dhe ndërhyrjes në zonat më problematike dhe lagjet e vjetra të qytetit. Po ashtu bashkia e Elbasanit ka shtuar rrjetin e hidrantëve në çdo investim të ri të ujësjellësit për t’u mundësuar zjarrfikësve ndërhyrje sa më të shpejtë” u shpreh Llatja ndwrsa njw apel e kishte edhe pwr banorwt qw pwrdorin gazin nw banesat e tyre, qoftë për t’u ngrohur apo për gatim.

“Raste të tilla të izoluara nëpër banesa është e vështirë të identifikohen nëse vetë banorët nuk janë të kujdesshëm. Prandaj kërkohet bashkëpunim i ngushtë me ndërlidhësit comunitarë dhe qytetarët, si dhe vendosja e detektorëve që shmangin tragjedi të tilla,” u shpreh Llatja./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!