Meksikë, 11 vjeçari vret mësuesen dhe veten, plagos katër bashkëmoshatarë

schedule17:42 - 10 Janar, 2020

schedule 17:42 - 10 Janar, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në veri të Meksikës, ku një 11 vjeçar ka vrarë mësuesen e tij, ka plagosur katër bashkëmoshatarë dhe në fund është vetëvrarë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë të premte në Kolegjin Cervantes në Torreón, një qytet në shtetin verior të Meksikës, Coahuila.

Sipas autoriteteve përkatëse 11 vjeçari nxënës në klasën e gjashtë mbante me vete dy armë zjarri.

Menjëhërë sapo ka arritur në shkollë ai ka qëlluar mësuesen dhe më pas veten, ndersa nga të shtënat janë plagosur edhe 4 bashkëmoshatarë të tjerë.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion të qartë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!