Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Strakosha kthehet në stërvitje/ Portieri kuqezi është më pranë pjesëmarrjes në ndeshje

schedule13:17 - 7 Nëntor, 2026

schedule 13:17 - 7 Nëntor, 2026

Parashikimi ishte për në fund të muajit, por duket se realiteti është tjetër.

Tomas Strakosha është kthyer në stërvitje në mënyrë normale tek AEK-u I Athinës, siç edhe informojnë mediat greke.

Edhe pse kjo nuk do ta ndihmojë për të luajtur për kombëtaren shqiptare në ndeshjet e Ligës së Kombeve, sërish lajmi është shumë I mirë për gardianin kuqezi.



Numri 1 I Shqipërisë mungonte në stërvitje që nga 9 shtatori, pra për prej dy muajsh për shkak të lëndimit në kyçin e dorës, dhe humbi ndeshje të shumta në kampionatin grek, në Champions, si dhe 4 duelet e para të Ligës së Kombeve.

Gjithsesi, më e keqja ka kaluar dhe sipas mediave në Athinë, Strakosha është në dispozicion të trajnerit të AEK-ut, Nikoliç.

Shpresohet që ai të nisë të jetë në stol që në ndeshjen e kësaj të diele në Superligën greke ndaj Levadhiakosit, dhe pastaj të jetë titullar pas përfundimit të ndërprerjes së kampionateve dhe aktiviteteve të klubeve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, me sfidën e parë në 21 nëntor në fushën e Kallamatës, sërish në kampionatin grek.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!