Nga Italia ku po viziton qendrën operacionale të emergjencave civile, kryetari i PD Lulzim Basha bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me palën italiane për trajnimin e homologëve shqiptarë për të përballuar situatat e emergjencave. Kreu i PD thotë përmes një videomesazhi se ky do jetë një nga prioritetet e demokratëve kur të vijnë në pushtet.
“Me drejtuesit e Emergjencave Civile Italiane, sot kemi rënë dakort që përvoja e tyre e jashtëzakonshme të transferohet edhe në Shqipëri për të trajnuar ekipet shqiptare: është zotimi im që qeveria e ardhshme të mos gjendet më e papërgatitur para fatkeqësive natyrore”,tha Basha. /abcnews.al