Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndezi zjarr në fshatin Kryekuq dhe rrezikoi Parkun e Divjakës, pranga 29-vjeçarit

schedule16:07 - 27 Tetor, 2026

schedule 16:07 - 27 Tetor, 2026

Dyshohet se ndezi zjarr në fshatin Kryekuq, kapet në flagrancë dhe shoqërohet në Komisariat, 29-vjeçari.

Sot, rreth orës 13:25, shërbimet e Policisë morën njoftim për zjarr në fshatin Kryekuq, i cili po përhapej dhe po rrezikonte djegien e pyllit të parkut kombëtar të Divjakës.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre.



Shërbimet e Policisë kanë kapur pranë vatrës të zjarrit, shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar si autor i zjarrvënies, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!