Ishte mbrëmja e tij, dhe është e pamundur të luash më mirë se kaq.
Një portier I ri shqiptar, por që ka qenë pjesë e Shqipërisë U21, bëri një paraqitje si dikur Oliver Kahn në finalet e Kupës së Botës të vitit 2002 në Japoni e Kore të Jugut.
Titullar në Ligën e Europës, në portën e OFI-t të Kretës, 23-vjeçari Klidman Lile shkëlqeu me disa pritje të nivelit shumë të lartë të vështirësisë.
Ish-kampionia e Gjermanisë, Leverkusen, pati epërsi të madhe në ishullin e Kretës, dhe madje fitoi 2-0, por mund të kishte arritur në një triumf tepër të thellë nëse nuk do të kishte qenë në portë, ylli kuqezi.
Lilo bëri 12 pritje, njërën më të bukur se tjetrën, dhe vështirë se mund të quhet fajtor në dy golat e pësuar.
UEFA e vlerësoi lart nivelin e tij, duke i dhënë notën 8.8, e duke e përfshirë në formacionin e javës, si një nga më të mirët në të gjitha ndeshjet e Ligës së Europës.
Edhe agjenci të tjera të specializuara e futën gardianin shqiptar në 11-in e javës së tretë të këtij konkurrimi.
Lilo ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 deri në 2024, kur kaloi moshën, duke luajtur 9 ndeshje për të besuarit e trajnerit Alban Bushi, e ndoshta vazhdimësia në këtë formë mund të bëjë që trajneri I kombëtares, Rolando Maran, ta ketë në konsideratë për portën.


