Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Nuk ka asgjë personale mes meje dhe Trump

schedule11:34 - 23 Tetor, 2026

schedule 11:34 - 23 Tetor, 2026

Volodymyr Zelensky deklaroi se nuk ka asgjë personale mes tij dhe Donald Trump, pas mosmarrëveshjeve të fundit mes dy liderëve në lidhje me luftën në Ukrainë.

Në një intervistë për CNN Zelensky mbajti një ton pajtues, duke thënë se tensionet “nuk kanë të bëjnë me individë të caktuar”, por paralajmëroi se Putini nuk ka ndërmend ta ndalojë luftën.

“Qëndrimi im ndaj Putinit është shumë i qartë. Besoj se, nëse heqim sanksionet, do ta bëjmë atë më të fortë. Nuk është çështje personale mes meje dhe presidentit Trump; natyrisht, unë jam kundër çdo heqjeje të sanksioneve”, tha Zelensky.



Zelensky foli gjithashtu për mundësinë e ngrirjes së vijave aktuale të frontit, me qëllim që të “vendoset armëpushim, të ndalet vrasja, dhe palët të ulen e të bisedojnë”.

Megjithatë, ai e bëri të qartë se ideja që Ukraina t’i dorëzojë Rusisë territore që aktualisht janë nën kontrollin e saj është krejtësisht e papranueshme, dhe se Kievi nuk do t’i njohë kurrë zonat e pushtuara si pjesë të Rusisë.

Pas disa ditësh tensione mes Kievit dhe Uashingtonit, marrëdhëniet mes dy liderëve kanë qenë më të qeta dhe Donald Trump tha gjithashtu se Elon Musk ka rikthyer qasjen në internetin Starlink për Ukrainën pasi kufizimet kishin penguar forcat e armatosura të Kievit në sulme dhe në mbrojtje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!