Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord në parim për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, me synimin për t’i dhënë fund luftës. Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, pas takimit në Shën Petersburg mes Putinit dhe të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff.
Sipas Ushakovit, bisedimet mund të rifillojnë pas datës 10 nëntor dhe do të përqendrohen te krijimi i një sistemi sigurie për Rusinë dhe Ukrainën pas përfundimit të konfliktit. Takimi vjen në një kohë kur Trump po shton presionin ndaj Kievit për të arritur një marrëveshje me Moskën.
Ne nje prononcim per Fox News Presidenti Ukrainas Volodymir Zelensky deklaroi se Ukraina eshte e gatshme te ngrije konfliktin pergjate vijes aktuale te frontit dhe te kaloje ne negociata diplomatike si pjese e perpjekjeve per ti dhene fund luftes me Rusine.
Takimi mes Putinit dhe Witkoffit zgjati rreth tri orë. Në të morën pjesë edhe këshilltari Ushakov dhe i dërguari i posaçëm rus Kirill Dmitriev, ndërsa Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump, u përfshi përmes një lidhjeje video.Para takimit, Witkoff deklaroi se negociatat kanë fituar njëfarë vrulli. Ai falënderoi gjithashtu Putinin për heqjen e ndalimit rus për eksportin e naftës dizel, duke thënë se kjo masë mund të ndihmojë në uljen e kostove për fermerët dhe transportuesit amerikanë. Nga ana e tij, Putin u shpreh i gatshëm të shqyrtojë mundësitë për rikthimin e marrëdhënieve ekonomike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ai tha gjithashtu se Moska është e gatshme të përdorë marrëdhëniet e saj të veçanta me Teheranin për të ndihmuar në arritjen e paqes në konfliktin mes SHBA-së dhe Iranit.
Gjatë së mërkurës, Rusia liroi edhe shtetasin amerikan Stephen Hubbard, një mësues në pension që ishte burgosur me akuzën e luftimit si mercenar në Ukrainë. Sipas Witkoffit, lirimi erdhi pasi Trump i kishte kërkuar Putinit lirimin e shtetasit Amerikan.
Wittkof pritet te kthehet ne Oslo aty ku u takua me Zelenskyn dhe lideret e Finlandes dhe Norvegjise per te diskutuar me tej mbi vizitien e tij ne Rusi. Zelensky ndodhet gjithashtu ne kryeqytetin norvegjez ku ka zhvilluar bisedime me aleatet europiane.
Në qendër të bisdeimeve të fundit janë garancitë e ardhshme të sigurisë për Ukrainën, statusi i territoreve të pushtuara, rindërtimi pas luftës dhe mundësia e një armëpushimi.


