Gazeta Izraelit “Israel Hayom” ka raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë harruar një plan diplomatik për të riformatuar skenën politike të Izraelit me synim arritjen e marrëveshjeve më të gjëra të paqes në Lindjen e Mesme.
Plani i publikuar nga Media Izraelite është mohuar nga Ambasadori Amerikan ne Izrael I cili ka deklaruar se Uashingtoni nuk po përpiqet të ndikojë në përbërjen e qeverisë së ardhshme izraelite.
Sipas asaj qe shkruan Gazeta Izraelite, në qendër të nismës se Washingtonit është formimi i një qeverie të gjerë të unitetit kombëtar pas zgjedhjeve të 27 tetorit.
Në të do të përfshiheshin partia Likud e kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu dhe formacioni i ri politik Yashar, i drejtuar nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, duke shmangur partitë e ekstremit te djathte.
Sipas skenarit të raportuar, Netanyahu mund të qëndronte në detyrën e kryeministrit për një periudhë të kufizuar, deri në dy vjet, për të përfunduar nisma të rëndësishme diplomatike dhe për t’i dhënë fund konflikteve në fronte të ndryshme. Pas kësaj periudhe, ai do të tërhiqej përfundimisht nga politika.
Sipas “Israel Hayom”, nisma është pjesë e strategjisë së Uashingtonit për një marrëveshje të gjerë rajonale, me synimin kryesor normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, si dhe zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit.
Një zyrtar i lartë amerikan i ka thënë gazetës se mesazhi për këtë nismë u është përcjellë figurave kryesore politike në Izrael, drejtpërdrejt dhe përmes kanaleve diplomatike.
Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, është takuar gjatë shtatorit me disa figura të rëndësishme politike, mes tyre edhe Gadi Eisenkot. Sipas raportimit, zyrtarët amerikanë janë treguar të kujdesshëm për të shmangur çdo perceptim të ndërhyrjes në zgjedhjet izraelite, por kanë shprehur mbështetje për krijimin e një qeverie të gjerë dhe të qëndrueshme, pa përfshirjen e elementëve politikë ekstremë.
Në kuadër të kësaj strategjie, administrata Trump po ushtron gjithashtu presion ndaj Arabisë Saudite për t’iu bashkuar Marrëveshjeve të Abrahamit, duke ofruar si nxitje bashkëpunim më të zgjeruar në fushën e sigurisë.
Sipas gazetës izraelite, propozimet amerikane përfshijnë shitjen e avionëve luftarakë të avancuar F-35 dhe krijimin e një infrastrukture bërthamore për qëllime civile. Ndërkohë, raportime të mëparshme kanë sugjeruar se Riadi e konsideron ndryshimin e përbërjes së qeverisë izraelite si një nga kushtet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
Diplomatë të cituar në raport e shohin këtë nismë si një mundësi për ndryshime strategjike në Lindjen e Mesme, uljen e tensioneve ndërkombëtare kundër Izraelit, frenimin e zgjerimit të sanksioneve dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike. Sipas raportimeve, në diskutimet për formimin e një qeverie të gjerë mund të jetë përfshirë edhe presidenti izraelit Isaac Herzog. Megjithatë, Presidenca izraelite i ka mohuar këto pretendime.


