Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret duke shpallur 9 janarin ditë zie kombëtare.
Kreu i shtetit nënshkroi dekretin pas një takimi pune për çështje që lidhen me rrëzimin e aeroplanit ukrainas, njoftoi shërbimi presidencial.
“Për të nderuar viktimat, presidenti dekretoi që flamujt kombëtar të Ukrainës të uleshin në gjysmë-shtizë mbi ndërtesat e autoriteteve shtetërore dhe agjencive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve shtetërore, institucioneve dhe organizatave.
Dekreti gjithashtu anulon aktivitetet argëtuese dhe janë bërë ndryshime në programet televizive dhe radio./abcnews.al