Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përshkallëzohen protestat në Francë, të paktën tetë punonjës arsimi të plagosur

schedule13:41 - 12 Tetor, 2026

schedule 13:41 - 12 Tetor, 2026

Të paktën tetë punonjës të sistemit arsimor francez janë plagosur sot në mëngjes, në kuadër të protestave të lëvizjes së gjimnazistëve, njoftoi Ministria e Arsimit.

Kjo shifër nuk përfshin drejtorin e një kolegji dhe një mësuese, të cilët u plagosën nga të shtënat me armë gjahu në Aubagne, në jug të Francës.

Ministria vuri në dukje se, megjithëse numri i institucioneve arsimore të mbyllura po zvogëlohet dhe 96,5 për qind e tyre ishin të hapura sot, aktet e dhunës po shtohen.



Sipas saj, incidentet janë përqendruar veçanërisht në zonën akademike të Creteil, si dhe në Bordo dhe Lion.

Gjimnazistët francezë kanë nisur një javë të re protestash, me bllokimin e shkollave në të gjithë vendin sot. Për nesër është paralajmëruar një demonstratë e madhe, për të cilën presidenti Emmanuel Macron ka bërë thirrje që të zhvillohet në qetësi.

Në një klimë tensionesh që vijon prej disa javësh, drejtori i një institucioni arsimor në jug të Francës, i cili nuk ishte i përfshirë në lëvizjen e protestave, u plagos me armë zjarri të hënën në mëngjes, së bashku me një mësuese.

Sipas burimeve të ndryshme, një 14-vjeçar është ndaluar nga policia.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, dhe ministri i Arsimit Kombëtar, Edouard Geffray, pritet të shkojnë në Aubagne, në vendin ku ndodhi incidenti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!