Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manaj, dy herë gol në Turqi/ Sulmuesi kuqezi ndihmon skuadrën të fitojë në ligën e parë

schedule13:56 - 10 Tetor, 2026

schedule 13:56 - 10 Tetor, 2026

Më në fund, kriza është lënë prapa.

Rej Manaj është sërish një emër I rëndësishëm në Turqi, ndonëse ende vazhdon të jetë pas perdes, nëse mund të themi kështu.

Me dy golat e radhës, sulmuesi I kombëtares shqiptare arriti në 8 rrjeta në Ligën e Parë të këtij vendi, pra në kategorinë e dytë, edhe pse me të gjitha letrat në rregull për ta kërkuar sërish elitën.



“Viktima” e tij ishte skuadra Pendikspor, që u mund 4-1 në fushën e Sivasporit, në javën e 8-të.

Manaj shënoi dy golat e parë, pra ata më të rëndësishmit, 21 e 55.

Më pas, miqtë mbetën me 10 lojtarë, e pastaj me 9, ndaj edhe vendasit e patën shumë më të lehtë për të vulosur fitoren e thëllë.

Vlen të theksohet se golin e tretë për Sivasporin e realizoi sulmuesi I Kosovës, Valon Etemi në 64’ për 3-0.

Duke u kthyer tek Manaj, ai është shënuesi I dytë më I mirë I Ligës së Parë të Turqisë me 8 gola në po kaq ndeshje, ndërsa dueli vazhdon me sulmuesin Ikeanaço për Këpucën e Artë, si dhe me sulmuesin tjetër të kombëtares shqiptare, Taulant Seferi.

Skuadra e Seferit, Kaiserispor, është në pozita shumë të mira për t’u ngjitur në Superligë sezonin e ardhshëm, ndërsa Sivaspor e ka më të vështirë, ndonëse Manaj mund t’ia dalë verën e ardhshme që ta gjejë vetë një skuadër të elitës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!