Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Erdogan: Marrëveshjet ndërkombëtare kanë humbur efektivitetin

schedule18:01 - 9 Tetor, 2026

schedule 18:01 - 9 Tetor, 2026

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se marrëveshjet ndërkombëtare po shpërfillen gjithnjë e më shumë dhe se vendimet e gjykatave ndërkombëtare nuk po zbatohen.

“Marrëveshjet ndërkombëtare kanë humbur efektivitetin e tyre. Po kështu, vendimet e nxjerra nga gjykatat ndërkombëtare nuk po zbatohen më”, tha Erdogan gjatë Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll.

Erdogan kritikoi sistemin aktual ndërkombëtar, duke deklaruar se sistemi i OKB-së nuk mund të konsiderohet “legjitim dhe i drejtë” nëse nuk pasqyron vullnetin e komunitetin ndërkombëtar.



Duke iu referuar Gazës, ai tha se enklava është shndërruar në “kampin më të madh të përqendrimit në botë” nga një “rrjet gjenocidal arrogant dhe gjakatar”, i cili e konsideron veten mbi të drejtën ndërkombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!