Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spanjë/ Maricarmen Abascal, gruaja që simbolizoi krizën e strehimit, ndërron jetë

schedule22:10 - 7 Tetor, 2026

schedule 22:10 - 7 Tetor, 2026

MADRID– Maricarmen Abascal, 87-vjeçarja e cila u dëbua më 23 shtator nga apartamenti ku kishte jetuar për më shumë se 70 vjet në qendër të Madridit, ka ndërruar jetë. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Qiramarrësve të Madridit.

Abascal kishte qëndruar në spital që prej dëbimit, pavarësisht se më 28 shtator ishte arritur një marrëveshje që do t’i mundësonte asaj të rikthehej në shtëpinë e saj pas daljes nga spitali.

87-vjeçarja, e cila kishte probleme të rënda me lëvizshmërinë, u dëbua pas një beteje të gjatë ligjore lidhur me kontratën e qirasë të nënshkruar nga babai i saj në vitin 1956.



Pas blerjes së ndërtesës nga kompania Urbasetión Desarrollo e Inversión SL, qiraja e apartamentit u rrit nga 500 në 1,600 euro, shumë që Abascal nuk mund ta përballonte me pensionin e saj prej rreth 1,400 eurosh.

Më 23 shtator, urdhri i dëbimit u ekzekutua, ndërsa qindra njerëz u mblodhën para ndërtesës në shenjë mbështetjeje për të. Gruaja u nxor nga banesa me barelë dhe u dërgua në spital.

Rasti shkaktoi protesta dhe mobilizim të gjerë në Madrid, ndërsa qeveria përgatiti masa për mbrojtjen e qiramarrësve dhe parandalimin e dëbimeve. Megjithatë, masat u rrëzuan në parlament.

Pas negociatave të ndërmjetësuara nga Këshilli i Qytetit të Madridit, më 28 shtator u arrit marrëveshja që Maricarmen të rikthehej në banesën e saj. Ajo e pranoi marrëveshjen nga spitali dhe shprehu dëshirën për t’u kthyer sa më shpejt në shtëpi.

Por kthimi nuk u bë i mundur. Shoqata e Qiramarrësve e përshkroi zgjidhjen si të ardhur shumë vonë dhe rastin si të parandalueshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!