Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shiste drogë në shkolla, arrestohet 27-vjeçari në Librazhd

schedule13:15 - 7 Tetor, 2026

schedule 13:15 - 7 Tetor, 2026

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në doza, në afërsi të institucioneve arsimore. Në kuadër të operacionit të koduar “Zhvendosja”, Policia sekuestroi doza kokaine dhe Cannabis Sativa, automjetin që drejtonte pa leje, si dhe një thikë dhe tre telefona celularë.

Ndërkaq, është proceduar në gjendje të lirë një 21 vjeçar, i cili e shoqëronte 27-vjeçarin.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se 27-vjeçari ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd dhe ndryshonte shpesh vendbanimin, me qëllim shitjen e lëndëve narkotike në doza, në afërsi të institucioneve arsimore.



Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në dhjetëra doza dhe të gatshme për shitje. Ndërkohë, 21-vjeçarit që e shoqëronte iu gjet një mjet prerës, thikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!