Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rubio: Greqia aleate e rëndësishme e SHBA-së

schedule17:55 - 6 Tetor, 2026

schedule 17:55 - 6 Tetor, 2026

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, pritet të mbërrijë sot në Athinë, ku do të kryesojë delegacionin amerikan në raundin VI të Dialogut Strategjik Greqi-SHBA.

Rubio e cilësoi Greqinë si një aleate shumë të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.

I pyetur për ndalesat e tij gjatë turit evropian, Greqinë dhe Portugalinë, Rubio vuri theksin te dimensionet ushtarake dhe ekonomike të marrëdhënieve greko-amerikane. Sipas tij, SHBA-ja nuk ka vetëm një prani ushtarake në Greqi, por edhe lidhje të forta ekonomike.



”Vizita krijon një mundësi të rëndësishme për kontakte”, theksoi ai.

Punimet kryesore të Dialogut Strategjik do të zhvillohen të mërkurën, më 7 tetor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë. Sipas burimeve diplomatike, ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij amerikan.

Në sesionet e punës, ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga të dyja vendet, do të diskutohen siguria, mbrojtja, energjia, transporti detar, teknologjia, tregtia dhe investimet, si dhe forcimi i lidhjeve mes dy popujve.

Në kuadër të Dialogut pritet të nënshkruhen tre marrëveshje dhe dokumente bashkëpunimi. Do të rinovohet Memorandumi i Bashkëpunimit për vendosjen e kufizimeve të importit ndaj kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike që datojnë deri në shekullin XV pas Krishtit.

Greqia dhe SHBA-ja do të nënshkruajnë gjithashtu një Letër Synimi për bashkëpunimin ndërmjet Forcave të Armatosura Greke dhe Gardës Kombëtare të Floridës.

Në fund, do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për njohjen reciproke të Certifikatave të Kompetencës së detarëve, në kuadër të Konventës Ndërkombëtare të vitit 1978 për Standardet e Trajnimit, Certifikimit dhe Mbikëqyrjes për Detarët (STCW).

Vitet e fundit, bashkëpunimi mes dy vendeve është zgjeruar në fusha si mbrojtja, energjia, infrastruktura dhe teknologjia digjitale.

Pjesëmarrja e Greqisë në marrëveshjet ”Artemis” për bashkëpunimin në hapësirë në vitin 2024, si dhe në nismën ”Pax Silica” në vitin 2026, që synon koordinimin e investimeve në infrastrukturën e teknologjisë së lartë dhe inteligjencës artificiale, janë konsideruar ndër momentet e rëndësishme të këtij bashkëpunimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!