Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nderohet Baba Reshat Bardhi/ Spitali Kontinental merr emrin e ish-kreut të bektashinjve

schedule15:24 - 6 Tetor, 2026

schedule 15:24 - 6 Tetor, 2026

Spitali Kontinental në Tiranë  merr emrin e një prej figurave  që pati rol të rëndësishëm në ringjalljen dhe forcimin e bektashizmit në Shqipëri pas rënies së komunizmit,  Haxhi Dede Reshat Bardhi.

Me këtë rast u organizua  një ceremoni e posaçme ku  Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj tha se kështu vlerësohet një prej figurave kryesore të bektashizmit, i cili  në themel të  vlerave të tij pati përkushtimin ndaj njerëzve.

Duke folur për vlerat e Haxhi Dede Reshat Bardhit  përpara mjekëve e  infermierëve të këtij spitali,  Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj apeloi për më tepër përgjegjësi njerëzore dhe që shkenca  të ecë krah për krah me humanizmin.



Emri i Haxhi Dede Reshat Bardhi në këtë institucioni me vlerë për jetën dhe shëndetin  sipas  kryegjyshit botërorë të bektashinjve  kthehet në simbol të  kujdesit dhe shpresës ndaj njerëzve në nevojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!