Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Murtaja në Siberi, alarm pas incidentit në laborator. Bino sqaron rrezikun

schedule12:14 - 6 Tetor, 2026

schedule 12:14 - 6 Tetor, 2026

Një incident i pazakontë në Siberi ka ngritur alarmin për një nga sëmundjet më të frikshme të historisë. Një punonjëse e një instituti kërkimor në Rusi dyshohet se ka ndërruar jetë pas një infeksioni të rëndë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.

Sipas raportimeve, incidenti lidhet me thyerjen e një epruvete që përmbante baktere të gjalla gjatë marrjes së mostrave për analiza. Bëhet fjalë për Yersinia pestis, bakterin që shkakton murtajën.
Rasti dyshohet se lidhet me formën pneumonike të sëmundjes, një nga format më të rënda dhe potencialisht të transmetueshme nga personi te personi. Sipas raportimeve ruse, gruaja u shtrua në spital në Shelekhov, pranë Irkutskut, me simptoma të rënda pulmonare.

Ajo u vendos në ventilim mekanik, por ndërroi jetë dy ditë më vonë. Media e pavarur ruse “People of Baikal” e ka identifikuar si 28-vjeçaren Daria Shipilova.
Ndërkohë, autoritetet nuk e kanë konfirmuar publikisht se shkaku i vdekjes ishte murtaja.



Alarmi është shtuar edhe për shkak të personave që kanë pasur kontakt me të. Rreth 197 persona janë vendosur në izolim mjekësor, ndërsa më shumë se 100 prej tyre raportohet se ndodhen në spitale.

Katër spitale në Irkutsk janë vendosur në karantinë dhe janë kufizuar vizitat. Policia ka nisur gjithashtu një hetim për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë shëndetësore.
Por sa real është rreziku që murtaja të dalë nga laboratori dhe të përhapet në komunitet?

Forma pneumonike mund të transmetohet përmes pikave respiratore, veçanërisht gjatë kollitjes dhe teshtitjes, por kjo nuk do të thotë se kemi përballë një situatë të ngjashme me pandeminë COVID-19. Sipas epidemiologes së njohur Silva Bino, murtaja është një infeksion bakterial dhe trajtohet me antibiotikë, sidomos kur diagnostikohet dhe trajtohet herët.

Izolimi i rasteve të dyshuara dhe monitorimi i kontakteve janë ndër masat kryesore për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit. Ajo siguron se Shqipërisë nuk i kanoset asnjë rrezik nga ky incident dhe se çdo gjë është “shumë zhurmë për asgjë” Për momentin, incidenti mbetet një çështje për vigjilencë dhe hetim, jo arsye për panik. Pyetja që mbetet është e fortë: ishte një aksident tragjik laboratorik apo pas tij fshihet një shkelje serioze e sigurisë?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!