Orët kalojnë, ndërsa ankthi shtohet. Në Bueno Aires dhe gjithë Argjentinën po jetohet në një atmosferë sureale, në pritje të asaj që është cilësuar si “Tango e fundit e Lionel Messi”.
Ylli I futbollit do të luajë ndeshjen e lamtumirës me kombëtaren e tij, duke nisur nga ora 1 e së mërkurës sipas orës në Shqipëri.
Në stadiumin “Monumental” priten më shumë se 80 tifozë, ndërsa miliona të tjerë do të ndjekin sfidën me një përzierje emocionesh, siç edhe po jetohet në orët e fundit në Argjentinë.
Qeveria në vend e shpalli të martën ditë pushimi zyrtare, ndërsa në rrugët e Buenos Aires dhe Rosarios duket se ndeshja ka nisur më përpara.
Një fanelë gjigande e Messi u shpalos në sheshin kryesor të qytetit ku ka lindur futbollisti, ndërsa grupime të ndryshme tifozësh nisën të grumbulloheshin që në orët e para të të mëngjesit edhe në disa shehe të kryeqytetit.
E gjithë kjo për të nderuar atë që për shumë njerëz në Argjentinë dhe jo vetëm është “më I madhi në historinë e futbollit”.
Asnjë ekzagjerim. Lionel Messi tërhiqet përfundimisht nga kombëtarja “albiceleste” pasi riktheu atë në majën e futbollit.
Në më shumë se dy dekada, ai ka luajtur 207 ndeshje me Argjentinën duke shënuar 125 gola, si askush tjetër më parë.
Që nga vitit 2005 kur debutoi me përfaqësuesen e vendit të tij, “Pleshti” e ndihmoi atë të fitojë dy herë Copa Amerika, një herë “Finalissima” dhe mbi të gjitha Kupën e Botës në vitin 2022, pa llogaritur një Botëror me skuadrën U20 dhe një medalje ari me skuadrën olimpike.
Kjo mund të jetë ndeshja e fundit, por asgjë nuk mund të zbehë emrin e Lionel Messin nga historia e kombëtares së Argjentinës dhe futbollit botëror….


