Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, ku theksoi rolin e rëndësishëm të institucioneve të pavarura përballë këtyre sfidave.
Ambasada amerikane në vendin tonë publikoi foto të takimit të kryediplomatit Wendt me drejtuesit e SPAK dhe BKH, duke sjellë edhe njëherë në kujtesë prioritetet e ambasadorit në Shqipëri.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara, Eric Wendt, nisi misionin diplomatik në Shqipëri pak ditë më parë, ku takimin e parë e kishte me kryeministrin Edi Rama dhe shefin e diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha.
Ai vjen në Shqipëri tre vite pasi misioni diplomatik amerikan u drejtua në nivel Të Ngarkuari me Punë, që nga largimi i Yuri Kim, në 2023-shin./abcnews.al


