Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aleanca e Mbrojtjes së Mekës bie dakord të zbatojë “menjëherë” angazhimet për mbrojtje kolektive

schedule21:58 - 5 Tetor, 2026

schedule 21:58 - 5 Tetor, 2026

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani kanë ra dakord të zbatojnë “menjëherë” angazhimet për mbrojtje kolektive dhe të marrin masa për të siguruar “vendosjen e shpejtë” të forcave dhe kapaciteteve ushtarake të dakordësuara në Arabinë Saudite.

Vendimi u mor gjatë një takimi urgjent të Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes të Aleancës së Mekës në kryeqytetin saudit Riad, për të trajtuar zhvillimet e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat përballet mbretëria.

“Komiteti vendosi të kalojë menjëherë në zbatimin praktik të angazhimeve për mbrojtje kolektive”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tre shteteve anëtare që janë pjesë e komitetit.



Gjithashtu u ra dakord “të merren masat e nevojshme për të siguruar forcat dhe kapacitetet ushtarake të dakordësuara dhe për të garantuar vendosjen e tyre të shpejtë në Mbretëri”.

Më tej, thuhet se vendosja do të bëhet në përputhje me “marrëveshjet e miratuara dhe legjislacionin kombëtar të palëve”, duke forcuar kështu gatishmërinë, integrimin ushtarak dhe kapacitetin kolektiv për t’u përballur dhe kundërpërgjigjur ndaj kërcënimeve.

Tre vendet gjithashtu dënuan “me termat më të fuqishëm tentativën për të shënjestruar” qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, si dhe sulmet e vazhdueshme ndaj qyteteve të tjera saudite dhe objekteve civile dhe ekonomike.

Komiteti emëroi gjithashtu Nauman Mahmoodin nga Pakistani, një gjeneral-lejtnant në pension, si sekretarin e parë të përgjithshëm të aleancës. Ai do të shërbejë për një mandat trevjeçar. Pakti për krijimin e aleancës së re u nënshkrua më 7 gusht, pasuar nga hapa të ndërmarrë nga tre shtetet anëtare për institucionalizimin e marrëveshjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!