Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

schedule21:15 - 5 Tetor, 2026

schedule 21:15 - 5 Tetor, 2026

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe deputetëve të Vetëvendosjes që të kthehen në sallën e Kuvendit të Kosovës për të votuar Projektligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media nga Kuvendi, Haradinaj tha se votimi i ligjit mund të zhvillohet në çdo moment, duke kërkuar që deputetët të rikthehen në sallë dhe ta përmbyllin procesin.

“Është ora 21:00 dhe në këtë orë i bëj thirrje Kurtit, VV-së dhe të gjithë deputetëve të kthehemi në Kuvend. Të votojmë ligjin për Dhomat e Specializuara dhe t’i kthehemi agjendës”, deklaroi Haradinaj.



Ai u shpreh se pas votimit, si deputetët, ashtu edhe protestuesit, mund të largohen dhe t’i kthehen shtëpive të tyre.

“Po besoj që në çdo orë mundemi me u kthy me votu ligjin dhe ne me u kthy në shtëpitë tona, ne dhe protestuesit. Ikja nga përgjegjësia nuk është në nderin as të pushtetarëve, as të atyre që përfaqësojnë popullin”, tha kreu i AAK-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!