Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli: Vritet në Gaza komandanti i Hamasit që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit

schedule22:05 - 5 Tetor, 2026

schedule 22:05 - 5 Tetor, 2026

Forcat izraelite kanë vrarë në Rripin e Gazës një komandant të Hamasit, i cili, sipas ushtrisë izraelite, mori pjesë në sulmin e 7 tetorit 2023 në Izrael.

Ushtria izraelite bëri të ditur se komandanti ishte pjesë e njësisë elitare “Nukba”, e cila mori pjesë në infiltrimin në territorin izraelit më 7 tetor. Sipas Izraelit, ai po përgatiste sulme të tjera ndaj civilëve dhe ushtarëve izraelitë dhe po punonte për rikthimin e kapaciteteve të Hamasit.

Sulmi i 7 tetorit 2023 shkaktoi rreth 1,200 viktima në Izrael, ndërsa 251 persona u morën peng dhe u dërguan në Gaza.



Ushtria izraelite e cilësoi eliminimin e komandantit si pjesë të përpjekjeve për të parandaluar sulme të tjera, ndërsa deklaroi se veprimi përbën shkelje të armëpushimit, i cili është në fuqi që nga tetori i vitit 2025.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të hënën se “nuk do të ketë qeveri të Hamasit në Gaza”, duke paralajmëruar gjithashtu personat që morën pjesë në sulmin e 7 tetorit.

“Ne do t’i kapim ata, siç kemi kapur të tjerët”, tha Netanyahu, sipas një deklarate të zyrës së tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!