Autoritetet shëndetësore ruse kanë mohuar të hënën se një laborante 28-vjeçare e një instituti kundër murtajës në Siberi ka vdekur nga kjo sëmundje, ndërsa masat e karantinës mbeten në fuqi në disa spitale të rajonit të Irkutskut. Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen e Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit dhe Mirëqenies së Njeriut ka deklaruar se Anailizat per ndarjen nga jeta te 28 vjecares nuk kane konfirmuar prani te murtajes pneumonike, por shkak I vdekjes se saj kishte qene nje “pneumoni me etiologji të panjohur”, duke shtuar se situata shëndetësore në rajon është e qëndrueshme.
Daria Shipilova, punonjëse e institutit kundër murtajës në Irkutsk, ndërroi jetë javën e kaluar. Mediat lokale raportuan, duke cituar burime të paidentifikuara pranë strukturave të sigurisë, se ajo mund të ishte infektuar me murtajë pneumonike, pasi një provez ishte thyer në laborator. Më shumë se 60 punonjës të institutit u vendosën në izolim brenda ndërtesës që prej së premtes. Se bashku me te afermit e viktimes numri I personave te Izoluar shkoi ne rreth 200. Një i afërm i një prej punonjësve i tha mediave Ruse se personat e izoluar flinin në dysheme dhe në karrige, ndërsa ushqimet u dorëzoheshin përmes një pike kontrolli.
Ndërkohë, masa karantine u vendosën edhe në disa spitale të Irkutskut, mes tyre tre spitale klinike, spitali pediatrik dhe materniteti i qytetit. I mbyllur përkohësisht u raportua edhe spitali qendror i rrethit në Shelekhov, qyteti ku jetonte Shipilova. Autoritetet shëndetësore ruse thonë tashmë se analizat nuk kanë konfirmuar praninë e murtajës. Tek personat që kishin pasur kontakt me 28-vjeçaren u zbuluan dy raste me COVID-19 dhe dy infeksione nga rinovirusi, ndërsa nuk u identifikuan agjentë të tjerë infektivë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u bëri thirrje gazetarëve të hënën që t’u referohen vetëm deklaratave zyrtare të autoriteteve Ruse dhe jo “thashethemeve dhe spekulimeve të ndryshme”.
Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave nderkombetare, Autoritetet Ruse nuk ka shpjeguar publikisht përse dhjetëra punonjës u izoluan dhe pse u vendosën kufizime në disa spitale njëkohësisht, nëse analizat fillestare nuk kanë treguar infeksion me murtajë.
Murtaja pneumonike është forma më ngjitëse e murtajës dhe mund të transmetohet nga personi në person përmes pikave respiratore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pa trajtim të hershëm me antibiotikë, sëmundja mund të jetë fatale.


