Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy do të gjykohet për korrupsion

schedule19:51 - 8 Janar, 2020

schedule 19:51 - 8 Janar, 2020

Nicolas Sarkozy është ish presidenti i parë i Francës që do të gjykohet për korrupsion.

Gjykata e Llogarive e Parisit vendosi sot se procesi i Sarkozy për çështjen “Përgjimet” do të zhvillohet më 5 tetor 2020  dhe do të zgjasë deri më 22 tetor.

Sarkozy akuzohet se po përpiqej të merrte informacion të klasifikuar nga një gjykatës. Ky do të jetë gjyqi i parë pas disa hetimeve kundër korrupsionit për Sarkozy, i cili ishte president nga 2007 deri në 2012.



Sarkozy dyshohet se është përpjekur të marrë në fillim të vitit 2014, nëpërmjet avokatit të tij, Thierry Herzog, informacione sekrete për Gilbert Azibert, në atë kohë magjistrat i lartë, në një proces për sa i përket një shkëmbimi favoresh për një post në Monako./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!