Një komb i madh futbolli nuk mund të ngazëllehet për një barazim.
Italia ka një emër të tillë, është katër herë kampione e botës dhe dy herë e Europës, sa të mos ia lejojë vetes të ndihet si në qiellin e shtatë edhe kur mbahen përballë Francës në Paris.
Gjithsesi, momenti është I tillë që edhe ky gjigand nuk e mban dot veten në suksesin e parë të rëndësishëm.
Të Kaltrit shpëtuan kokën në “Sent Denis” përballë “gjelave” favoritë dhe superiorë, dhe këtë herë edhe fati ishte me të guximshmit.
Trajneri Roberto Mançini, i mallkuar që braktisi fanelën për paratë saudite, por I adhuruar si tekniku kampion I Europës në 2021, duket se po ngre moralin e kësaj Italie, që papritur jep shpresë.
Edhe pse Franca pati epërsi të qartë, e nuk mund të ndodhte ndryshe, ekipi që nuk ka shkuar në 3 botërorët e fundit, tregoi më në fund krenari e karakter, si dhe lojë.
U desh një mrekulli nga Olize I Bajernit për të thyer portierin mik, Donaruma, dukur idhull I parizienëve, që bëri pritje pa fund.
Gjithsesi, Italia ishte aty, dhe mjaftoi një gabim I mbrojtjes franceze, që Bastoni të barazonte.
“Kjo është Italia, – mezi priti të thërriste “La Gazeta delo Sport”, – Të Kaltrit të barabartë me një super Francë! Donaruma bën 5 pritje të mëdha! Ndalohet Zidan në Paris, madje mund të fitonim!”
“E bukur sa për t’u dashuruar”, – është titulli gjithashtu I mrekullueshëm i “Il Korriere delo Sportit”, – Italia që na pëlqen! Luftën, kënaq dhe nuk dorëzohet, 1-1 në “Sent Denis”! Një barazim spektakolar!”
“Një margaritar dhe një përgjumje, – është filozofik “L’Ekip” nga Parisi, – falë një mrekullie të re të Olizesë me një goditje dënimi, blutë konkretizuan epërsinë, por falë gafës së Kunjës italianët qetësuan “Sent Denisin”!
Franca kryeson grupin e Ligës së Kombeve me 7 pikë ndaj 6 të Belgjikës, por Italia është kthyer dhe ka 4 pikë.


