Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministri letonez i Mbrojtjes: Sulmet hibride të Rusisë janë shqetësimi kryesor, jo retorika bërthamore

schedule17:44 - 2 Tetor, 2026

schedule 17:44 - 2 Tetor, 2026

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë ka minimizuar rrezikun e menjëhershëm pas paralajmërimit të fundit bërthamor të Rusisë ndaj Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) lidhur me Kaliningradin.

“Për momentin, nuk shoh ndonjë kërcënim të pashmangshëm”, tha Raivis Melnis për Radion Evropa e Lirë në një intervistë në Uashington më 30 shtator, duke përsëritur qëndrimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se nuk e kishte marrë “aq seriozisht” paralajmërimin rus.

Rusia paralajmëroi NATO-n këtë javë se ishte e gatshme të përdorte të gjithë arsenalin e saj, përfshirë armët bërthamore, nëse aleanca perëndimore do të përpiqej ta izolonte Kaliningradin, enklavën e saj të shumëmilitarizuar në Baltik, e vendosur mes vendeve anëtare të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë.



Në një memorandum diplomatik të shpërndarë te vendet anëtare të NATO-s, Moska tha se kishte informacione se aleanca po përgatitej për një “bllokadë ajrore dhe detare” të këtij territori.

Paralajmërimi bëri që Rutte t’i bënte thirrje Rusisë që “t’i ndalë kërcënimet bërthamore”, duke thënë se NATO është një aleancë mbrojtëse dhe se “kjo është absolutisht e panevojshme dhe nuk ndihmon”. Ai shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, e di se nuk mund ta fitojë një përballje të drejtpërdrejtë me NATO-n.

Melnis tha se Rusia u është drejtuar vazhdimisht kërcënimeve bërthamore që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, duke argumentuar se Moska e përdor një retorikë të tillë për të frikësuar popullsinë perëndimore, për të dobësuar mbështetjen për Kievin dhe për të testuar kohezionin e aleancës së NATO-s.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!