Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kosova ndalet pa gola/ Vetëm barazim 0-0 në sfiden e tretë kundër Izraelit

schedule12:36 - 2 Tetor, 2026

schedule 12:36 - 2 Tetor, 2026

Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola kundër Izraelit, në ndeshjen e saj të tretë në Ligën e Kombeve.

Mund të kishte shkuar më keq se kaq për “Dardanët”, që vuajtën shumë, ndërsa pa diskutim njeriu i sfidës ishte portieri Saipi, që bëri disa ndërhyrje shpëtimtare, sidomos në pjesën e parë.

Izraelitët ishin më të rrezikshëm në aksionet e tyre sulmuese, ndërsa iu afruan shumë epërsisë.



Finalizimi mungoi, ndërsa për Kosovën në pjesën e parë vlen vetëm një goditje nga distanca e Dellovës, që gjeti të përgatitur portierin kundërshtar.

Edhe pas pushimit, Izraeli u shfaq më kërkues, por me Saipi në formë të shkëlqyer, porta e Kosovës mbeti e paprekur.

Në fund vetëm barazim pa gola dhe një pikë që nuk duhet hedhur poshtë nga “Dardanët”, që mbeten në shinat e objektivit të tyre.

Pas tre ndeshjeve, skuadra e drejtuar nga Franco Foda ka katër pikë në vendin e dytë të grupit 3 të Ligës B, tre më pak se kryesuesit e Austrisë. Kjo situatë mund të përmbyset në datën 4 tetor, pasi Kosova do të mbyllë xhiron e parë në ndeshjeve në Ligën e Kombeve në shtëpi, me sfidën direkte kundër austriakëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!