Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marshimi në Prishtinë/ Syla: I bëjmë thirrje botës demokratike, kërkojmë drejtësi të pastër si lot!

schedule16:39 - 1 Tetor, 2026

schedule 16:39 - 1 Tetor, 2026

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla, ka mbajtur fjalim para protestuesve të mbledhur në shesh, duke kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Syla ka ngritur pikëpyetje rreth peshës që, sipas tij, u është dhënë dosjeve të Serbisë në proceset gjyqësore, krahasuar me dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë.

“Si ka mundësi të jenë më të besueshme për këtë gjykatë dosjet e Serbisë, më shumë se dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë. Kurrë nuk keni pasur dhe nuk do të keni aleatë më besnikë se ushtarët e UÇK-së”, tha Syla.



Ai nga sheshi u bëri thirrje, siç tha, botës demokratike për drejtësi, duke theksuar se nuk kërkojnë favore.

“Sot nga ky shesh i mbushur me zemra që rrahin për atdheun, i bëjmë thirrje gjithë botës demokratike. Ne nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti, sepse nuk ka gjykatë në këtë rruzull tokësor që mund ta zhbëjë të vërtetën e pastër, të gjakut tonë për liri”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!