Dobësimi i euros kundrejt monedhës shqiptare është e ndikuar direkt nga zhvillimet ekonomike sic janë prurjet e turistëve, remitancat por edhe investimet e huaja.
Kreu i Agjensisë së Inteligjencës financiare sqaroi në Komisionin e Ligjeve se dobësimi i euros nuk lidhet me faktin e Pastrimit të parave por me faktorë mirfilli ekonomik.
Aktualisht një euro pu këmbehet me mbi 92 lekë duke rifituar një pikë pas përfundimit të sezonit turistik
Shqipëria ka bërë hapa përpara në luftën kundër pastrimit të parave.Gjatë raportimit në komisionine ligjeve Ervin Koçi drejtuesi i Agjensisë së Inteligjencës Financiare theksoi se raportet ndërkombëtare të FATF dhe BE
Institucionet shqiptare po punojnë për të zbuluar dhe parandaluar rastet e pastrimit të parave.Në vitin 2025 janë regjistruar 269 raste të trajtuara nga strukturat ligjzbatuese, më shumë se 100 prej të cilave lidhen me sektorin e ndërtimit.
Komisioni i ligjeve miratoi ndryshimet në ligjin për parandalimin dhe pastrimin e parave i cili shton detyrimet për bankat për të raportuar transaksionet e dyshimta.
Personat që konsiderohen me risk më të lartë do t’i nënshtrohen kontrolleve më të forta nga bankat, ndërsa për qytetarët me risk të ulët procedurat do të jenë më të thjeshta.
Këty forcime të rregullave janë detyrim I shqipërisë në kuadër të integrimit në BE./abcnews.al


