Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Burg për mësuesin në Lushnjë/ 60-vjeçari i dërgoi nxënëses mesazhe erotike

schedule11:28 - 1 Tetor, 2026

schedule 11:28 - 1 Tetor, 2026

LUSHNJË – Mësuesi 60-vjeçar, Madrid Sula, nga fshati Thanasaj i Lushnjës, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit, ndërsa akuzohet se i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje erotike një nxënëseje.

Sula u arrestua pas denoncimit të prindërve të një nxënëseje 13-vjeçare, të cilët i janë drejtuar policisë pas mesazheve me përmbajtje erotike që, sipas denoncimit, mësuesi i kishte dërguar vajzës.

Sipas të dhënave të hetimit, 13-vjeçarja u ka treguar fillimisht prindërve për mesazhet, ndërsa këta të fundit ia kanë vënë ato në dispozicion policisë. Pas verifikimeve, policia ka proceduar me arrestimin e mësuesit.



Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Noel Veizi, i cili do të vlerësojë ligjshmërinë e arrestimit dhe do të vendosë për masën e sigurisë. Hetimet për rastin vijojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!