Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britania mendon rikthimin në BE/ Kryeministri Andy Burham: Rifutja në union një nga opsionet

schedule23:06 - 30 Shtator, 2026

schedule 23:06 - 30 Shtator, 2026

Kryeministri Andy Burnham ka deklaruar se ribashkimi me BE-në është ndër opsionet që qeveria mund të shqyrtojë për të riformësuar marrëdhënien afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar me Evropën.

Kryeministri i tha BBC-së se marrëveshja aktuale e Brexit-it kishte shkaktuar “më shumë dëm sesa dobi” dhe se ai donte të shihte “çfarë është e mundur” për të riparuar marrëdhëniet.

“Do të doja të shihja opsionet. Mund të qëndronim ashtu siç jemi. Ky është padyshim një opsion, nëse njerëzit mendojnë se ky është vendi i duhur për të qëndruar. Mund të shohim atë që ka thënë George Osborne për një bashkim doganor, mund të shohim atë që thanë Demokratët Liberalë në konferencën e tyre për tregun e vetëm ose mund të shkojmë deri në fund. Pra, ka qartësisht mundësi që duhen marrë në konsideratë dhe ne duhet të shohim se çfarë është e realizueshme dhe cilat do të ishin pro dhe kundrat e secilës”



Kjo deklaratë vjen pasi ai u zotua në fjalimin e tij në konferencën e Partisë Laburiste të martën për të eksploruar lidhje më të ngushta me bllokun në një samit të shtyrë më vonë këtë vit.

Javën e kaluar, Burnham la derën hapur për të bërë fushatë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme për një mandat për t’u ribashkuar me BE-në.

Burnham tha se nuk donte ta linte çështjen e marrëdhënies me BE-në “varur” dhe donte të ishte i qartë se “ku duam të shkojë Britania në dekadën e ardhshme”.

Duke iu përgjigjur komenteve të Burnham, Presidenti francez Emmanuel Macron tha se do të ishte “lajm shumë i mirë” nëse Mbretëria e Bashkuar do të donte të ribashkohej me BE-në, ndërsa Presidenti i Spanjës Pedro Sanchez tha se vendi i tij do ta mirëpriste Britaninë përsëri “me krahë hapur”.

Në fjalimin e tij në konferencë të martën, Burnham fajësoi Brexit-in për humbjen e kontrollit si mbi imigracionin ashtu edhe mbi ekonominë, duke u thënë delegatëve se nuk besonte se marrëdhënia aktuale ishte “mjaftueshëm e mirë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!