Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Reforma në drejtësi ka nevojë për ndërhyrje”/ Çika: Masat ligjore të ekzekutivit, pozitivë

schedule21:02 - 30 Shtator, 2026

schedule 21:02 - 30 Shtator, 2026

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, gjatë vizitës në Tiranë dha mesazhe mbështetëse ndaj qeverisë, por ishte edhe kërkuese në lidhje me luftën kundër korrupsionit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çika u shpreh se reforma në drejtësi, tashmë ka nevojë për ndërhyrje, teksa shtoi se masat ligjore të prezantuara sot nga qeveria, janë pozitivë.

Çika shtoi se duhet të ketë vullnet për luftën kundër korrupsionit.



“Këtu duhet të shohim një gjë, drejtësia është diçka më vete, duhet të shprehim edhe mesazhet mbështetëse kundrejt qeverisë. Kërkuese ishte më shumë për qeverinë, në luftën kundër korrupsionit. Mënyra sesi u bë, reforma në drejtësi kërkon ndërhyrje tashmë, nxorri dobësitë e saj, nxorri edhe suksesin e saj. Hapat e sotshëm që u paraqitën janë shumë pozitivë, edhe me ngarkesën e paraburgimeve. Ndëshkueshmëria është diçka tjetër, burgu është diçka tjetër. Këtu ndërhyn sërish ekzekutivi me nisma ligjorë. Thembra e Akilit është një vullnet që duhet të jetë shumë i prerë nga qeveria për luftën kundër korrupsionit.

Kemi shumë raste nga drejtësia dhe pak nga denoncimet që vetë shteti i jep drejtësisë. Shteti ligjor me gjithë elementët e tij, është shumë i rëndësishëm. Perceptimi është ajo sesi ne e shikojmë dhe gjykojmë, nuk është fakti në vetvete. Duhet edhe këtë ta luftojmë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!