Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Preshevë, shqiptarët bashkohen për zgjedhje/ “Koalicioni Shqiptar” për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi

schedule13:27 - 30 Shtator, 2026

schedule 13:27 - 30 Shtator, 2026

Shqiptarët në Serbi bëhen bashkë për të garuar në një listë të vetme me emrin “Koalicioni Shqiptar” për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Tetë subjekte politike: Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja për Progres Demokratik, Lëvizja për Reforma, Alternativa për Luginën dhe Unioni Demokratik Shqiptar nënshkruan një marrëveshje me tre faqe, ku u zotuan për një platformë të përbashkët, kandidatë që i përfaqësojnë të gjithë dhe një grup koordinues për votimet.

Marrëveshja u nënshkrua në Prishtinë.



Sipas Kurtit, bashkimi politik i “Koalicioni Shqiptar” nuk është i mjaftueshëm, pasi sipas tij, asimetria e të drejtave të shqiptarëve në Serbi me serbët në Kosovë është e madhe.

“Serbët në Kosovë i kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e me këtë qasje, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do të duhej të kishin së paku 5 vende të garantuara në Parlamentin e Serbisë, i cili numëron 250 ulëse”, u shpreh Kurti.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi shqiptarët do të kërkojnë vendet në parlament për çështje si:  përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet serbe, pasivizimi i adresave, përdorimi dhe mbrojtja e gjuhës shqipe apo mbrojtja e identitetit shqiptar.

Historia e zgjedhjeve në Serbi ka treguar se ndarja e votës ka ndikuar drejtpërdrejt në numrin e deputetëve shqiptarë.

Në 2020, kur partitë shqiptare garuan në një listë të vetme, “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, morën 26,437 vota dhe fituan 3 mandate në Kuvendin e Serbisë. Kjo ishte hera e parë që shqiptarët e Luginës siguruan tre vende.

Në 2022 dhe 2023, kur garuan të ndarë në lista, përfaqësimi ra përsëri në një deputet, me Shaip Kamberin si përfaqësuesin kryesor shqiptar.

Qëllimi i lëvizjes së fundit është i motivuar kryesisht nga synimi për të mos e fragmentuar votën shqiptare dhe për të rritur përfaqësimin në Parlamentin e Serbisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!