Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm i rëndë në një shkollë në Sllovaki, humb jetën një mësuese 61-vjeçare

schedule09:02 - 30 Shtator, 2026

schedule 09:02 - 30 Shtator, 2026

Një mësuese 61-vjeçare ka humbur jetën pasi një nxënës 13-vjeçar dyshohet se sulmoi me një mjet të mprehtë mësues dhe nxënës në një shkollë në Staskov, në veriperëndim të Sllovakisë.

Ngjarja ndodhi të martën në mëngjes. Përveç mësueses që humbi jetën, një nxënës dhe një mësuese 44-vjeçare mbetën të plagosur. Kjo e fundit u transportua me helikopter në spitalin e Zilinës, pasi kishte marrë një plagë në gjoks, shkruan Daily Star.

Policia e cilësoi ngjarjen si “krim të dhunshëm” dhe bëri të ditur se situata është nën kontroll. I dyshuari është nxënës i klasës së tetë, ndërsa nuk është konfirmuar nëse ai është arrestuar.



Kryeministri Robert Fico dhe presidenti Peter Pellegrini shprehën tronditjen e tyre dhe ngushëllimet për familjen e viktimës. Ky është rasti i dytë i rëndë në një shkollë sllovake në më pak se dy vjet. Në janar 2025, një 18-vjeçar vrau një mësues dhe një nxënës dhe plagosi një tjetër në një shkollë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!