Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

42 makina legjendare pushtojnë rrugët! “Tirana Grand Prix” rikthen historinë në kryeqytet

schedule12:51 - 29 Shtator, 2026

schedule 12:51 - 29 Shtator, 2026

Makinat që kanë shkruar historinë e automobilizmit do të rikthehen në rrugët e Tiranës, në një aktivitet që bashkon pasionin për automjetet historike me emocionin e garës. Nga data 2 deri më 4 tetor 2026, sheshi “Nënë Tereza” do të mirëpresë edicionin e tretë të “Tirana Grand Prix”.

I konceptuar për herë të parë në vitin 2023 si një garë ndërkombëtare rregullsie për automjete historike, aktiviteti synon të promovojë trashëgiminë automobilistike dhe kulturën e koleksionimit.
Për tri ditë, koleksionistë, pilotë, navigatorë dhe klube automobilistike nga Shqipëria, rajoni dhe Europa do të bëhen pjesë e këtij takimi të veçantë.

Në fokus do të jenë automjetet e prodhuara deri në vitin 1980, si dhe modelet youngtimer të periudhës 1980–1995, të cilat do të dalin nga koleksionet private për t’u prezantuar para publikut.
Ajo që e dallon këtë garë është se shpejtësia nuk është faktori përcaktues. Ekipet duhet të tregojnë saktësi në respektimin e kohës dhe ritmit të përcaktuar përgjatë itinerarit, duke vënë në provë përgatitjen teknike dhe bashkëpunimin mes pilotit dhe navigatorit.



Programi nis më 2 tetor me mbërritjen e pjesëmarrësve, verifikimet teknike, hapjen zyrtare dhe ekspozitën e automjeteve historike. Më 3 tetor do të zhvillohen gara, xhirot e provës, aktivitetet për publikun dhe programi artistik, ndërsa më 4 tetor aktiviteti do të kulmojë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe paradën përmbyllëse.

“Tirana Grand Prix” synon të kthejë kryeqytetin në një pikë takimi për adhuruesit e automobilizmit, duke ofruar një fundjavë ku historia, eleganca dhe pasioni për makinat bashkohen në një eksperiencë të hapur për të gjithë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!