Është në të njëjtën moshë si Kristiano Ronaldo.
Luka Modriç gjithsesi vazhdon të lerë shenjë edhe kur ka 41 vite mbi supe, gjë që superylli portugez nuk e bën dot gjithmonë.
Kapiteni I Kroacisë shënoi golin e 30-të me kombëtaren, pikërisht në fitoren 2-1 në fushën e Çekisë në Ligën e Kombeve, ndërsa sfida e radhës është madhështore.
Këtë të martë, të mbiquajturit “të zjarrtët” do të luajnë në Sevilje përballë Spanjës, kampione e botës dhe e Europës në fuqi.
Suksesi duket I pamundur, por me një Modriç të tillë, të besuarit e trajnerit të ri, Slaven Biliç, kanë shpresë edhe në “gojën e ujkut”.
Ish-mesfushori madhështor I Realit, sot tek Milani, nuk ka ndërmend ta mbyllë karrierën, e ndoshta pas Ligës së Kombeve do të synojë edhe finalet e Botërorit në 2028, kur të jetë 43 vjeç.
Kjo, edhe pas 203 ndeshjeve me fanelën e Kroacisë, dhe 30 rrjetave të shënuara.
Për numrin e paraqitjeve, Modriç u ngjit në vendin e tretë të lojtarëve me më shumë ndeshje në kombëtare për të gjitha kohët, pas Ronaldos e Mesit, duke lënë pas Al Mutauan e Kuvajtit.
Sukseset kanë qenë të shumta, ndonëse ai që duhej të kishte qenë kulmi, u kthye në zhgënjimin më të madh pas humbjes së finales së Kupës së Botës 2018 në Rusi përballë Francës.


