Cristiano Ronaldo e kishte marrë në konsideratë tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës 2026, por vendosi të vazhdojë, jo vetëm sepse beson se mund ta ndihmojë ende Portugalinë, por mbi të gjitha për të vazhduar ndjekjen e objektivit personal prej 1,000 golash në karrierë.
Sulmuesi i Al-Nassr e zbuloi këtë në konferencën për mediat përpara sfidës së parë me lusitanët në Ligën e Kombeve kundër Uellsit. Sulmuesi nis edicionin e 23 në karrierë me Portugalinë, por me shumë mundësi nuk do të jetë I fundit.
“Po, e kam menduar tërheqjen pas Botërorit. Gjithmonë i mendoj vendimet e mia, të ardhmen, por edhe të tashmen. Duhet t’i mendosh mirë gjërat. Besoj ende se mund ta ndihmoj kombëtaren të arrijë objektivat e saj”, tha Rolando.
Cristiano Ronaldo kërkon të fitojë për herë të tretë Ligën e Kombeve pas triumfeve të vitet 2019 dhe 2025. Ky është një objektiv I afërt, por edhe pse duke bërë humor, CR7 duket se sheh shumë më larg.
“Gjëja më e rëndësishme për mua është të jem në fushë, të shënoj gola dhe ta ndihmoj ekipin të fitojë. Edhe kur të jem tërhequr… pas dhjetë vitesh”, shtoi ai.
Kristiano Ronaldo numëron 971 gola në karrierë dhe është vetëm 21 rrjeta larg rekordit historik të 1000 realizimeve. Ai kërkon të ngushtojë këtë distancë duke nisur në katër ndeshjet e radhës, ku pas Uellsit, Portugalia do të përballet edhe me Norvegjinë dhe Danimarkën.

