Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Armë zjarri në banesë, dy të arrestuar në Tiranë dhe Krujë/ Sekuestrohen pistoletë e kallashnikov

schedule09:37 - 24 Shtator, 2026

schedule 09:37 - 24 Shtator, 2026

Dy operacione të zhvilluara brenda 24 orëve nga Policia e Tiranës kanë çuar në arrestimin e dy personave, të dyshuar për posedim të armëve dhe municionit pa leje.

Në operacionin e koduar “Qëllimi”, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, arrestoi një 36-vjeçar, me precedent penal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi dy armë zjarri, një pistoletë dhe një armë automatike, si dhe municion luftarak, një shënjestër optike, dy mjete prerëse dhe një peshore elektronike.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit të koduar “Kontrolli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan një 28-vjeçar

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Brret, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, të cilat, sipas policisë, posedoheshin pa leje.

Në total, gjatë dy operacioneve u sekuestruan 3 armë, 84 fishekë, municion luftarak, 17 kapsolla elektrike, një shënjestër optike, dy mjete prerëse dhe një peshore elektronike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!